20.12.2023 - 12:33
Ditën e sotme, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, Ndue Doçi, ka kaluar vettingun duke u konfirmuar në detyrë nga AMP.
Në seancën publike trupi gjykues, është shprehur se hetimi i tij u bë në tri kriteret, pastërtinë e figurës, profesionalizëm dhe kriterin e pasurisë, ku vlerësimi ka qenë pozitiv.
Trupa e Vlerësimit përbëhej nga Suela Bulku, Kryesuese, dhe relatori Arben Sefaj e anëtarja Denisa Sina.
Kujtojmë që më 18 dhjetor, u konfirmua në detyrë edhe Kreu i policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj.
Ndërkohë, një tjetër drejtues do të kalojë në ‘sitë’ gjatë kësaj jave.