MENU
klinika

Akuzat e presidentit serb

Vuçiç: Ja pse s’do të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë

01.12.2023 - 16:50

Aleksandër Vuçiç deklaroi se zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit nuk do të mbahen në zonat serbe në Kosovë, dhe fajin për këtë e ka kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili sipas kreut të shtetit serb, nuk dëshiron t’i lejojë serbët të kenë të drejta elementare”.

“Perëndimi do të thotë se nuk ka mundësi t’i bëjë presion Kurtit dhe do të dalë me një deklaratë. Tashmë ka pasur një deklaratë nga zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, dhe kaq”, tha Vuçic në Dubai, ku po merr pjesë në Samitin e liderëve për ndryshimet klimatike, sipas agjencisë së lajmeve Beta.

Presidenti serb ka shtuar se  “Kurti insiston ekskluzivisht në njohjen e pavarësisë së Kosovës si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve”. “Ne duhet ta njohim Kosovën në mënyrë që serbët të marrin pjesë në zgjedhje. Pikë. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Dhe, këtë e dinë të gjithë në Serbi dhe në Europë. Është mirë që ata do të reagojnë për këtë, por ne nuk do të fitojmë asgjë nga ai reagim”, u shpreh ai.

Pak ditë më parë, në letrën dërguar shefit të misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), Michael Davenport, Kurti nënvizonte se Prishtina dhe Beogradi duhet të arrijnë një marrëveshje të posaçme, në mënyrë që pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, që kanë shtetësi të dyfishtë, të mund të votojnë në territorin e saj për zgjedhjet parlamentare serbe.

Një ditë më parë, edhe numri dy i qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, pohoi se nuk do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë muajin e ardhshem në territorin e Kosovës për komunitetin serb atje në mungesë të një kërkese zyrtare nga autoritetet serbe, teksa shtoi se përpjekja për organizimin e zgjedhjeve të “një shteti tjetër në Kosovë” pa kërkesë paraprake, nuk është në frymën e dialogut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Përparimi në dialog s’do të jetë i shpejtë"

Ish-i dërguari i BE: Sulmi në Banjskë nuk ishte planifikuar në Beograd

Vuçiç: Perëndimi do thotë se nuk kam mundësi t’i bëj presion dhe…

“Zgjedhjet në zonat serbe nuk do të mbahen për shkak të Kurtit”