MENU
klinika

"Vuçiç shkeli rregullat"

Zgjedhjet në Serbi, eurodeputetja kërkon hetim ndërkombëtar

19.12.2023 - 12:57

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se zgjedhjet në Serbi janë përcjellë me parregullsi para dhe gjatë ditës së votimeve duke shtuar se nevojitet hetim ndërkombëtar.

Në një postim në Twitter, ajo ka thënë se ka qenë anëtare e delegacionit për vëzhgimin e procesit zgjedhor në Serbi.

Von Cramon ka shkruar se ky proces u zhvillua në kushte të pabarabarta mes partisë e cila ishte në pushtet dhe opozitës, duke deklaruar se kishte keqpërdorim të burimeve administrative, blerje të votave dhe shkelje të fshehtësisë së votës.

“Unë kam qenë anëtare e Delegacionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Parlamentit Europian në Serbi ku së bashku me kolegët e mi kanë vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare nacionale. Zgjedhjet serbe u mbajtën në kushte të pabarabarta dhe u zhvilluan me parregullsi të shpeshta në ditën e zgjedhjeve dhe para saj, si keqpërdorimi i burimeve administrative, blerja e votave dhe cenimi i fshehtësisë së votës”, tha eurodeputetja.

Ajo tha se ishin dëshmitarë që u sollën votues nga etniteti i Republikës Srpska nga Bosnja e Hercegovina.

“Ne pamë raste të sjelljes së organizuar të votuesve nga Republika Srpska dhe frikësimit të votuesve. Ne prisnim absolutisht standarde më të larta demokratike nga një vend kandidat në BE, i cili negocion anëtarësimin në BE. Nevojitet një mbikëqyrje ndërkombëtare dhe një hetim i plotë. Parlamenti Europian është i gatshëm të ndërmjetësojë mes partisë në pushtet dhe opozitës në Beograd për të siguruar dialogun paqësor dhe demokratik dhe për të ulur tensionet”, shtoi ajo.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!