MENU
klinika

"Kundërpërgjigja më e duhur ndaj politikave të Beogradit"

Zgjedhjet në Serbi/ Osmani thirrje shqiptarëve të votojnë

17.12.2023 - 14:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka dërguar një mesazh shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, me rastin e zgjedhjeve që po mbahen sot atje.

Osmani ka theksuar se pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në zgjedhjet e sotme parlamentare është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës së Beogradit.

POSTIMI I PLOTË:

Mesazh nga Presidentja Vjosa Osmani për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit:

Pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në zgjedhjet e sotme parlamentare është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit, e cila, para syve të botës, vazhdon ta realizojë spastrimin etnik kundër shqiptarëve të Luginës nëpërmjet masave administrative.

Prandaj, ftoj të gjithë bashkëkombësit tanë në këto treva, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre themelore për të votuar, edhe pse kjo e drejtë e tyre vazhdon të jetë nën sulm nga regjimi në Beograd.

Shqiptarët e Luginës garojnë këtë herë me dy lista: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” që udhëhiqet nga Shaip Kamberi dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, e Shqipërim Arifit. Në përbërjen e kaluar parlamentare, Shaip Kamberi ka qenë përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Thirrja për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Serbia mban zgjedhjet parlamentare, lokale e krahinore!


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!