MENU
klinika

Minxhozi: Po krijon precedent për të gjithë politikanët

Zheji: SPAK, ndihmë indirekte e Berishës!

19.12.2023 - 22:56

Në emisionin “Real Story” në ABC, analisti Artur Zheji u shpreh se deri më tani procedurat e SPAK, kanë qenë në mënyrë indirekte një ‘ndihmë’ ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai theksoi se hapat e drejtësisë ndaj ish-kryeministrit duhet të ishin të sakta dhe të painterpretueshme.

“Fakti është që po procedohet kundër Sali Berishës, ish-presidentin ish-kryeministër, natyrë e fortë, natyrë që në faza të caktuara ka destabilizuar Shqipërinë. Brezi jonë e di mirë ’97 dhe e ka mallkuar atë periudhë të tmerrshme. Meqë personi është i veçantë në këtë rast dhe ka një rol drejtues të rëndësishëm në opozitë, me procedura juridike ndaj tij bëhet me veprime më perfekte. Unë opinioni publik duan që hapat e drejtësisë ndaj këtij personi, them që do të duhet të ishin të pastra dhe të painterpretueshme. Them që këtu SPAK ka treguar ndrojtje, por ka qenë një ndihmë indirekte e Berishës”, tha Zheji.

Skënder Minzhozi: A mundet një vendim, një masë e instancave të drejtësi të reklamohet me mitingje, konferenca duke anatemuar dhe sharë. E dimë ofiqin që ka zotëria, por ligji është i barabartë të gjithë siç thotë Kushtetuta. Si i bëhet, kësaj shkolle të keqe që po jep Berisha? Krijon që precedent për të gjithë politikanët që vijnë.

Artur Zheji: Rastin e Saliut e shohim si mëkatar, por nëse mëkaton edhe drejtësia çfarë të presim. Ne luftojmë për drejtësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bardhi si mesfushor, është në një udhëkryq!"

Berisha, frikë nga arrestimi? Zheji: Situata shumë e ashpër