Riaktivizohet zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, situatë kaotike në qytet…
Zjarri në qendrën ‘Metropol’ në Lushnjë ka dalë sërish jashtë kontrollit. Mësohet se kati i fundit i qendrës, ku ndodhet një lokal i ndërtuar prej druri, është përfshirë totalisht nga flakët.
Pjesa e sipërme e lokalit është e përbërë me dru dhe flakët e kanë shkrumbuar totalisht. Po ashtu materiali i drurit ka bërë që flakët të dalin jashtë kontrollit.
Forcat operacionale po punojnë për normalizim të situatës. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Mësohet se ka ndëhyrë dhe ushtria për normalizimin e situatës. Po ashtu kanë mbërritur forca zjarrfikëse nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Elbasani.
Sakaq, siç raportohet kati i katërt ku edhe nisi zjarri po shkrihet i tëri nga flakët, të cilat kanë filluar të zbresin drejt fasadës duke e përkeqësuar situatën dhe duke e komplikuar për forcat zjarrfikëse, të cilët e kanë të pamundur të futen në ndërtesë për shkak të përmasave të flakëve.
Po ashtu raportohet se banorët e pallateve ngjitur me godinën e përfshirë nga flakët janë evakuuar.
Flakët fillimisht nisën rreth orës 14:40 minuta dhe fillimisht u përhapën në katin e dytë dhe të tretë të qendrës. Më pas u përhapën edhe në katin e katërt. Eshtë dashur ndërhyrja e forcave RENEA për të bërë të mundur evakuimin e banorëve në apartamente, jeta e të cilëve u rrezikohej nga tymi i madh.