MENU
klinika

Ruajini për ditë të këqija!

10 filmat ikonë që do të të rregullojnë humorin

19.01.2024 - 08:06

Që një film i mirë ka aftësinë të të rregullojë humorin, nuk ka nevojë as për diskutim. Por sot do t’ju listojmë disa filma ikonë që mund t’i kesh parë ose jo dhe secili ka aftësinë të të bëjë të ndihesh më mirë gjatë dhe pasi ta mbarosh.

Edhe nëse i ke parë, ne sugjerojmë t’i rishohësh, sidomos nëse nuk je mirë me humorin.

1. La La Land
Ky film i ka surprizuar kritikët dhe publikun. Aktualisht mban 6 Golden Globes dhe 6 Oscars, ku përfshihet edhe “Regjisori më i mirë” dhe “Aktorja më e mirë protagoniste”.

10 filmat ikonë që kanë aftësinë të të

2. The Pursuit of Happiness
Historia e këtij filmi me protagonist Will dhe Jaden Smith është nga ato që të prek shumë dhe njëkohësisht të bën të lumtur (në fund).

10 filmat ikonë që kanë aftësinë të të

3. Eat, Pray, Love
E frymëzuar nga autobiografia e Elizabeth Gilbert, ky film është një nga ata që të bën të duash ta ndryshosh drastikisht jetën tënde. Julia Roberts luan rolin e një gruaje që udhëton botën e vetme në përpjekje për të vënë rend në jetën e saj.

10 filmat ikonë që kanë aftësinë të të

4. The Fabulous World of Amélie
Ishte viti 2001 kur fytyra inteligjente e Audrey Tautou mori vëmendjen e botës me këtë film. Komedi poetike, surreale dhe qesharake që ndikon gjithmon në humor më të mirë.

10 filmat ikonë që kanë aftësinë të të

5. Love Actually – Love Really
Kjo komedi është nga ato që luan me dashurinë, humorin, mirësinë dhe miqësinë në një mënyrë unike. Gjithashtu ta tregon Londrën në periudhë me dëborë duke e bërë të duket si përrallë.

10 filmat ikonë që kanë aftësinë të të

6. Cinderella in Paris
Para Emily in Paris, ishte Cinderella in Paris me Audrey Hepburn. Filmi i 1957-ës është në listën e klasikëve të Hollywood.

10 filmat ikonë që kanë aftësinë të të

7. Breakfast Club
Është gjithashtu një nga filmat e vjetër amerikanë që të çon pas në vitet ’80. Në fokus ka një grup adoleshentësh që e gjejnë veten të dënuar e më pas bëhen miq.

10 filmat ikonë që kanë aftësinë të të

8. Forrest Gump
Tom Hanks nuk do harrohet kurrë për rolin në këtë film. Prodhimi kinematografik në fjalë ka fituar 6 Oscars ku përfshihet edhe “Filmi më i mirë”, “Regjisori më i mirë” dhe “Aktori më i mirë protagonist”.

10 filmat ikonë që kanë aftësinë të të

9. Mamma Mia!
Një muzikal që merr fuqi nga historia dhe aktorët që janë pjesë. Një festë romantike për jetën, fuqinë e gruas dhe dashurinë.

10 filmat ikonë që kanë aftësinë të të

10. Grease

U publikua në 1978-ën dhe është një muzikal klasik amerikan. Të bën të kërcesh dhe të jep shumë energji pozitive.

10 filmat ikonë që kanë aftësinë të të