MENU
klinika

Bota do të vendosë për të ardhmen e saj!

2024, viti më i madh zgjedhor

01.01.2024 - 11:13

Duket se 2024 do të jetë një vit i tejmbushur me zgjedhje në mbarë botën.

Rusia në tremujorin e parë të vitit, Shtetet e Bashkuara në të fundit. Në fillim të verës, zgjedhjet evropiane, duke kaluar nga India – demokracia më e populluar në planet – Irani, Meksika, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar dhe rreth 50 vende të tjera.

Në vitin 2024 bota do të vendosë për të ardhmen e saj, pasi rezulton të jetë viti më i madh zgjedhor ndonjëherë. Më shumë se 4 miliardë njerëz janë thirrur në votime – më shumë se gjysma e popullsisë globale – në zgjedhje të lira dhe më pak të lira.