MENU
klinika

Qeveria merr vendimin

22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe festë zyrtare

11.01.2024 - 13:23

22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe do të jetë festë zyrtare e Shqipërisë. Kështu bëri me dije ministri i Jashtëm Igli Hasani i cili tha se propozimi do t’i bëhet Kuvendit të Shqipërisë.

‘Ndryshim në ligjin për festat kombëtare. Këshilli i Ministrave po i propozim Kuvendit të Shqipërisë ditën e Alfabetit si festë kombëtare. Ajo që vërtet na ka bashkuar është gjuha dhe fakti që në Kongresin e Manastirit zgjodhën këtë gjuhë të shenjtë më alfabetin latin. Viti 2024 është vit i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët në rajon, pasi shpresojmë të kemi një rrugë më të shpejtë drejt BE-së. Është përgatitur nga Ministria e Arsimit një kalendarë eventesh.’- tha Hasani.

Në Kongresin e Manastirit 22 nëntori është shënuar Dita e Alfabetit Shqip, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.

Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe.

Në Manastir morën pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mid’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 Nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

Për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kjo ditë është festë kombëtare. Kryeministri Edi Rama sugjeroi që 22 Nëntori, dita e Alfabetit të gjuhës shqipe të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare edhe në Shqipëri.

Në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse