MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A janë të dëmshme, vezët gjysmë të ziera?

13.01.2024 - 13:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A na bëjmë dëm vezët gjysmë të ziera?

Mjeku: “Pavarësisht nga rreziqet, shumica e njerëzve të shëndetshëm nuk duhet të shqetësohen shumë për konsumimin e të verdhës së vezës së lëngshme. Edhe pse janë më të ekspozuara ndaj rrezikut të infeksionit, të verdhat e lëngshme të vezëve zakonisht janë të sigurta për t’u ngrënë”, theksoi bashkëthemeluesja e FVDfuel, dietologia Kaylen Bogden për Huff Post. “Të vetmit persona që duhet të përmbahen nga e verdha e lëngshme e vezës janë gratë shtatzëna, fëmijët nën moshën pesë vjeç dhe personat me sistem imunitar të komprometuar”.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.