MENU
klinika

“Skuadra e ëndrrave”

A mundet ta marrin gratë ‘timonin’ e Europës?

19.01.2024 - 11:37

Duke qenë se tani kemi hyrë në periudhën zgjedhore, ka shumë emra favorit për postet kryesore në Europë. Një skenar (jo i pamundur) është që katër “pozicionet kyçe” të fitohen nga gratë.

“Do të jetë një ekip ëndrrash,” tha një diplomate që foli në kushte anonimati. “Diçka e tillë do të dërgojë një mesazh shumë të fortë”.

Sipas thashethemeve nga korridoret e Parlamentit Europian, Ursula von der Leyen mund të mbetet presidente e Komisionit Europian. Pas një mandati pa surpriza, Roberta Metzola me gjasë do të qëndrojë në kryesinë e Parlamentit.

Në paraqitjet e reja, kryeministrja daneze Mette Fredriksen mund të jetë në krye të presidencës së Këshillit Europian dhe Kaja Kalas, homologja e saj estoneze mund të jetë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë.

Sigurisht, asnjë vendim nuk mund të merret i mirëqenë, sepse shpesh ka surpriza. Edhe emërimi i Von der Leyen u cilësua fillimisht i paparashikueshëm në vitin 2019.

Por edhe shumë kandidatë meshkuj kanë shanse të mira për t’u zgjedhur në një nga këto poste. Megjithatë, kombinimi i këtyre katër grave, nëse në fund liderët europianë, kryesisht burra, vendosin ta mbështesin atë ka shumë virtyte politike.

Së pari, mbulon një spektër të gjerë ideologjiko-partiak. Komisioni dhe Parlamenti do të mbeten në duart e Partisë Popullore Evropiane (EPP), socialistët do të marrin Këshillin Europian dhe liberalët politikën e jashtme dhe diplomacinë e BE-së.

Një marrëveshje e tillë i përshtatet epërsisë së pritshme të EPP, me socialdemokratët që përfundojnë të dytin dhe liberalët të katërtin, siç parashikohet nga shumica e sondazheve.

E djathta ekstreme dhe e djathta konservatore pritet të kenë rezultate të mira në qershor, ku e para do të renditet e treta. Por është e mundur që ata të mos fitojnë kontrollin e një prej vendeve më të mira në Europë.

Skenari kërkon liderë nga Lindja (Kalas), Perëndimi (Von der Leyen), Veriu (Fredriksen) dhe Jugu (Metsola).

Çështja që Fredriksen të pasojë Charles Michel po diskutohet gjithnjë e më seriozisht nga diplomatët dhe emri i Callas përmendet për një arsye shumë të rëndësishme: gjeografinë.

Në hijen e luftës në Ukrainë, shumë liderë në Europën Lindore janë të bindur se majat e diplomacisë europiane duhet të fokusohen në të gjitha kuptimet në rajon. Vetë Kalas kishte deklaruar vitin e kaluar se vendet përreth Ukrainës duhet “të jenë në krye të listës për pozicionet e larta.

Për më tepër, kthimi i Donald Tusk, një ish-president i Këshillit Europian, i cili tashmë është në krye të Polonisë e bën “pothuajse të pamundur të mos ketë një pozicion të lartë.

Disa zyrtarë meshkuj, të cilët gjithashtu kërkuan të mos u përmendet emri, u turpëruan për mundësinë e katër grave.

“E shoh veten duke punuar kamarier”, tha njeri prej tyre.

Megjithatë, nëse skenari është i suksesshëm, ne do të kemi një udhëheqëse nga Lindja (Kalas), një nga Perëndimi (Von der Leyen), një nga Veriu (Fredriksen) dhe, për pjesën tjetër të mandatit të saj, Metsola nga Jugu.

Vlen të theksohet se listës mund t’i shtohen Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore Europiane deri në vitin 2027 dhe Nadia Calvino, mandati i së cilës në Bankën Europiane të Investimeve sapo ka filluar.