MENU
klinika

E prezantonte si gruan e katërt

Abuzoi seksualisht me të miturën, lihet në burg mjeku Dervish Hasi

20.01.2024 - 12:45

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Dervish Hasin.
Gjykata e Tiranes ka lënë në burg Dervish Hasin, mjekun kardio kirurg, i cili abuzonte seksualisht me nje vajzë të mitur, të cilën e prezantonte edhe si gruan e katert.

Mbi Hasin rëndojnë akuzat e “Trafikimit të të miturve” dhe “Pornografi”.

Dy ditë më parë, policia arrestoi 42-vjeçarin, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar seksualisht për dy vite me radhë partneren e tij të mitur. Hasi, ka deklaruar se është besimtar, madje kishte edhe tre partnere të tjera.

E mitura abuzohej në sy të grave të tjera, filmohej dhe më pas videot shpërndaheshin në një grup “WhatsApp”-i. Policia thotë se në atë grup ishin katër persona, duke mos shpjeguar se kush janë këta katër persona që përdornin videot e së miturës.

Tashmë mjeku do të hetohet në lidhje me rastin e rëndë të abuzimit me të miturën për me shumë se dy vjet. Në dijeni të abuzimit janë një sërë personash, përfshirë edhe gratë e tij në shtëpi, por ende nuk dihet se cilat do të jenë masat që do të merren ndaj tyre dhe ndaj prindërve të vajzës.

Këta të fundit i kanë thënë policisë se kanë qenë në dijeni dhe se madje ata e dinin se ai e kishte marrë për ta pasur si gruan e katërt në shtëpi.

Por, policia dhe prokuroria, mësohet se janë vënë në lëvizje sapo është marrë informacioni duke i vënë në përgjim të miturën dhe mjekun e spitalit shtetëror të Sanatoriumit, derisa kanë ndërhyrë dhe e kanë vënë në pranga.

Materialet tashmë janë në duart e grupit hetimor, ndërsa hetimet do të vijojnë me mjekun nën arrest, i cili pritet që ditën e nesërme të dalë para gjykatës së Tiranës për t’u n