MENU
klinika

“Do e kundërshtoja dhe do më nxirrte nga zyra”

Adriatik Lapaj tregon çfarë do ndodhte nëse Rama do e propozonte për ministër

11.01.2024 - 23:26

Koordinatori i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj është shprehur se nëse formula e sistemit politik nuk ndryshon situata në vend do të mbetet e njëjtë.

I ftuar në emisionin “Open”në News24, Lapaj u shpreh se nëse Rama do e propozonte për ministër, në aktin e parë do e kundërshtonte dhe ai do dilte nga zyra.

“Po të më merrte Rama atje të më bëjë ministër, akti i parë që do bëja do e kundërshtoja dhe do më nxirrte nga zyra. Halli është te formula, duke qenë sistemi i mbyllur kushdo qoftë kryeministër ashtu do funksionojë. Kjo luftë është e kotë, nëse nuk ndryshohet, vazhdojmë kështu edhe për 30 vjet”, tha ai.

Sipas Adriatik Lapajt qytetarëve shqiptarë u imponohet halli i 5 njerëzve që nuk kanë asnjë hall dhe janë në pushtet prej 30 vitesh.

“Ka halle të përditshme, por halli i njerëzve janë 5 njerëz në këtë vend, që çuditërisht nuk janë as në hall, janë në pushtet këtu e 30 vite. Por halli që po u imponohet shqiptarëve në çdo emision është halli i 5 njerëzve që nuk kanë hall. Njerëz që nuk kanë as hall ekonomik, as hall shëndetësor nga halli, as kur shkojnë në spital nuk i mungojnë ilaçet nga halli, janë njerëz që e kanë në terezi”, tha Lapaj.

Pyetje: Çfarë po bëjnë?

Lapaj: Po bëjnë një vrimë në ujë! Në lidhje me ndryshimet në qeveri, për mua nuk është çështje njerëzish. Në raport me publikun do them të vërtetën. Zonjën Pirdeni e kam pasur profesore, e njoh mirë. Është një vajzë e jashtëzakonshme dhe unë nuk bëj dot politikë me njerëzit. Zotërinë tjetër nuk e njoh, duke nuk e njohur personalisht nuk i vë dot gishtin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Debat mes analistëve dhe Adriatik Lapajt

“Me këto propozime që ke ti, Lul Basha u bë meme!”

"Rama duhet të pyeste shqiptarët, ai s’është pronar i vendit"

Aktivisti Lapaj kundër marrëveshjes për emigrantët: Po ngrihet burg…


“Deputetët morën benefite nga Basha, po i shfrytëzojnë me Berishën’’

Qafoku: Secili në PD lufton për postin personal

"Bojkot nga drejtësia dhe shoqëria civile!"

BIRN: Vetmia e komisionit “Xhafaj”

"Takime me njerëzit brenda e jashtë partisë"

Zgjedhjet 2025/ Rama publikon pamjet e drejtuesve politikë të PS