Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga fusha e vjetër ajrore ku do të ndërtohet aeroporti i Gjirokastrës.
Ai pohon se gara për aeroportin pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti.
Rama shkruan në një postim në rrjetet sociale se vendimi për ndërtimin e aeroportit në fushën e vjetër ajrore u mor pas studimeve të kryera me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare në zonën Sarandë-Gjirokastër.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, ku në bazë të studimeve të kryera me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare në zonën Sarandë-Gjirokastër, do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut, gara për të cilin pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.