Teksa gjithnjë e më shumë qytetarë shqiptarë kërkojnë të emigrojnë drejt vendeve të Evropës, nga ana tjetër vendi ynë është bërë prej vitesh strehë për të punuar dhe jetuar për të huajt.
Në Durrës ka shumë të huaj që kanë gjetur mundësi të mira. Muhametin Muhme nga është një ndër afro 300 shtetas të tjerë egjiptianë që punojnë në sektorin e peshkimit.
“Jam nga Egjipti dhe punoj prej një viti në sektorin e peshkimit në Durrës. Ka shumë kolegë egjiptianë edhe në Vlorë dhe Shëngjin. Jemi rreth 300 persona nga Egjipti dhe jemi të kënaqur. Për të vjetur, ne flemë tek xhamia, jemi tre vetë që rrimë aty”, thotë Muhme.
Ndonëse të huajt e kanë gjetur veten në peshkim përfaqësues të këtij sektori thonë se mungesa e fuqisë punëtore i ka vënë në vështirësi.
“Punëtorët nga Egjipti janë parë si zgjidhja e vetme për të mbuluar mungesën e punëtorëve”, yhotë Klodjan Kapiti, anëtar i Shoqatës së Peshkimit.
Peshkimi mbetet një nga sektorët kryesorë të ekonomisë në Durrës, por sfidat e vazhdueshme po sjellin rreziqe për shumë subjekte duke i drejtuar disa prej tyre drejt falimentimit.