MENU
klinika

Nuk ka të lënduar

Aksident në Tepelenë, automjeti i policisë përplaset me furgonin

20.01.2024 - 10:17

Një automjet tip “Ford” i Policisë së Shtetit është përplasur me një fugon të një shoqërie private të ruajtjes dhe sigurisë fizike mbrëmjen e kësaj të premteje në Tepelenë.

Nga përplasja e automjetit të policisë me drejtues efektivin me inicialet G.S. me furgonin e tip “Fiat” e shoqërisë private nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Njoftimi i policisë: Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypassi”, është përplasur një automjet tip “Ford” i Policisë që drejtohej nga shtetasi G. S (punonjës policie) me fugonin tip “Fiat” të një shoqërie private të ruajtjes dhe sigurisë fizike me drejtues mjeti shtetasin V. D,”,- njofton policia.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë kryer veprimet administrative për këtë rast.