Kolindo Vjerdha nga Qëndresa Qytetare i ftuar në një emision televiziv, teksa komentoi mbi një raport problematik që e zbret Shqipërinë në nivelin e 2006 sa i përket jetueshmërisë, u shpreh se pagat janë rritur se është rritur dhe inflacioni.
Ai tha se rritja reale e pagave ëhstë në shifrat e 0,3-1%, ndërsa konsumi ka rënë me 4% krahasuar me vitin 2022. Sipas tij aktualisht arsimi ndodhet në nivelet më të ulta dhe se mungesa e shërbimeve nxit largimin e të rinjve.
“Duke u nisur dhe nga raporti 17 vite nuk janë pak ajo çfarë mund të ndalemi dhe analizojmë te pagat ato vërtetë thuhet se janë rritur por inflacioni po ashtu është rritur. Janë vetëm 7% rritje po ta indeksosh me inflacionin, rritja reale e pagave është në shifrat e 0,3-1%. Sot nëse e matim tregun rritja e çmimeve janë pikërisht ato të shportës dhe një rritje galopante e produkteve çojnë tek kjo rritje e pagës që është e pandershme.
Sa i përket tregut të punës ne nuk arrijmë të bëjmë studime të mirëfillta por ajo që më ka bërë përshtypje lidhet nëse ndalemi te fasonët, para një viti kanë deklaruar mungesa të punonjësve ndërsa sot 1 vit më pas si pasojë e rritjes së pagës minimale dhe zhvlerësimit të euros janë të detyruar jo vetëm të përgjysmojnë aktivitetin e tyre por të largojnë punëtorët dhe një zhvendosje drejt vendeve të treta.
Pra të gjitha këto politika dhe iniciativa që mund të jenë marrë ka ardhur e detyruar për shkak të kushteve ku ka kaluar ekonomia, duke nisur nga pandemia, rritja e çmimeve dhe kjo rritje ishte e detyrueshme por nuk është një rritje reale. Rritja e konsumit ka rënë me 4% dhe këto janë ato shifra që tregojnë situatën reale.”, tha Vjerdha.
Më tej ai ka shtuar se tri janë elementët kryesorë që ne si qytetarë të vendit shikojmë siguria, arsimi, shëndetësia.
“Nëse do analizojmë vetëm këto tre elementë në këto 3 vite ne duhet të dalim ndoshta dhe nga Tirana dhe ta shohim në rajonet e tjera të Shqipërisë. Mund të themi se onkologjiku në Tiranë ka kushte skandaloze dhe këtë e tregon raporti i KLSH. Arsimi studentët tanë janë analfabetë funksional, ku jemi sot me sigurinë, shqiptarët e kanë sot të prekshme çdo ditë dhe perceptimi nuk është i krijuar por i prekur duke u detyruar të largohet nga Shqipëria dhe kjo jo për dëshirë por vjen e detyruar nga kushtet ku jetojnë.”
I pyetur sa ndikon cilësia e arsimit dhe sa mirë arsimoheni, Vjerdha tha se raporti i Pisa na nxori disa indikatorë dhe sa i takon arsimit kemi ngelur dhe më mbrapa.
“Arsimi mendoj se niveli arsimor ka ngelur në këto nivele për shkak të mungesave të politikës që shkojnë në drejtime të pa orientuara. Modelet e reja duan kohën e vetë të zhvillimit dhe na duhet të marrin iniciativa të reja dhe ajo që ne shohim sot është se të rinjtë një nga arsyet pse po largohen është arsimi. Ata po zgjedhin të largohen pas gjimnazit sepse kanë kuptuar se duke kryer shkollën jashtë e shohin dhe si një mundësi punësimi. Universitetet shqiptare po të shohim renditjen shohim se ato shqiptare janë në vendet e fundit. Kur shikon se shërbimet nuk të kthehen pas, nëse ti je në një shtet që nuk të kthen pas atë që ti kontribuon atëherë vjen e natyrshme dhe detyrueshme largimi.”, përfundoi aktivisti Kolindo Vjerdha.