MENU
klinika

E fshehu shtatzëninë

Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë!

08.01.2024 - 14:02

Aktorja e njohur në filmin “Little Mermaid”, Halle Bailey është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe partneri i saj, reperi Darryl Dwayne Granberry Jr kanë sjellë në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Halo.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale, pasi e fshehi për kohë të gjatë shtatzënin e saj.

“Edhe pse prej pak ditësh jemi në vitin e ri, gjëja më e bukur që 2023-shi mund të më sillte ishte im bir. Mirë se erdhe në jetë Halo im. Bota mezi pret të të njohë”, shkroi aktorja krahas fotos së ëmbël duke kapur dorën e të birit.