MENU
klinika

“Na duhet të jemi krah njëri-tjetrit”

Albin Kurti publikon foto nga takimi me kryeministrin Rama

23.01.2024 - 12:34

“Na duhet të jemi krah njëri-tjetrit”- Konferenca e liderëve të Rajonit në Shkup , Albin Kurti publikon foto nga takimi me kryeministrin Rama.

Kujtojmë që kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut u mbajt konferenca e liderëve të Rajonit për Planin e Rritjes se BE.

Kurti shkuan se sfida mes Kosovës dhe Shqiperisë janë të ngjashme dhe të përbashkëta, ndaj në rrugë sipër duhet të jemi krah njëri-tjetrit.

Postimi i plotë:
Në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, bashkë me kryeministrin Rama takuam dhe bashkëbiseduam me Arben Taravarin, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët.

Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"A jeni të gatshëm të jepni diçka, jo vetëm të luani lojëra"

Rama nga Samiti në Shkup, kritika vendeve të BE

“Kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten”

Samiti në Shkup/ Kurti: Kosova e gatshme për reforma