MENU
klinika

‘E kam vuajtur si kafshë

Alfio ‘hap zemrën’, flet për ndarjen nga Fatma

22.01.2024 - 10:40

Kuzhinieri i njohur Alfio Rrotani është ndër të paktët banorë që ka qenë aktiv në këtë javë të parë të lojës në shtëpinë më të famshme të ‘Big Brother Vip 3’. Ai nuk është përfshirë shumë në diskutime, për mos thënë që i është shmangur tërësisht debateve që janë ndezur prej ditësh në shtëpi.

Kjo duket se e ka penalizuar, pasi edhe spektaklin e mbrëmjes së djeshme ai u nominua nga banorët dhe arsyeja ishte ‘qetësia’ e tij dhe mos aktivizimi në lojë.

Ndonëse jo në debate të nxehta, këtë mbrëmje Alfio ka folur për ndarjen nga ish-partnerja e tij, moderatorja e njohur Fatma Methasani me të cilin ka një fëmijë.

Teksa ishin duke qëndruar në dhomën e gjumit në një bisedë me Merin, Fationin dhe Heidin, Alfio shprehet se e ka përjetuar dhe vuajtur shumë ndarjen nga ish-partnerja e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ajo çfarë dihet është që..."

Ndarja nga Alfio, Fatma Methasani thyen heshtjen

Vëmendjen e merr ish-partneri i saj Alfio Rrotani

Fatma Methasani feston ditëlindjen si ‘single’