MENU
klinika

Vijojnë divergjencat në PD

Alibeaj i përgjigjet Bardhit: Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk është vendi ku bëhet show

24.01.2024 - 19:12

Vijon përplasja brenda PD-së. Edhe pse janë dhënë sinjale se demokratët mund të bashkohen dhe t’i japin fund kaosit në Kuvend, duket se nuk ka paqe me grupin e Lulzim Bashës.

Të premten mblidhet Komisioni i Reformës zgjedhore dhe kanë nisur përplasjet.

Enkelejd Alibeaj, në një reagim të bërë në rrjetet sociale, shprehet se Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk është vendi ku bëhet show politik. Duke iu përgjigjur deklaratës së Bardhit, ai thotë se opozitarizmi nuk është certifikatë që të mund ta shpërndajë dikush.

“Komisioni i reformës zgjedhore nuk është vendi ku bëhet show politik, qoftë edhe për të shkuar drejt rrugës së shpresës. Opozitarizmi nuk është çertifikatë që të mund ta shpërndajë dikush. Rregullat e lojës janë ato të caktuara, që kur u nis procesi i reformës. Aty, çdo parti dhe fluks opozitar është i mirëpërfaqësuar, me kërkesë të vetë PDSH. Secili ka të drejtë dhe detyrim të marrë pjesë, të ulet, të punojmë e të bëjmë propozime opozitare bashkë. Ashtu siç PD ka bërë deri më tani, për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë dhe zgjedhjet e ndershme: me lista të hapura, Shqipëria 1 zonë elektorale, votë për diasporën dhe votim & numërim elektronik. Rregullat nuk ndryshojnë sa herë që ndonjë deputet ndryshon qëndrim. PD është e vendosur për reformë zgjedhore për shqiptarët”, tha ai.