MENU
klinika

"Duhet të ishte ..."

Analisti flet për çështjen Beleri: Nuk ka nevojë për prova të reja

24.01.2024 - 13:36

Analisti Mentor Kikia thotë se historia e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri duhet të ishte mbyllur tashmë dhe mbi bazë të provave që janë, duhet shpallur fajtor ose jo.

I ftuar në një emision televiziv, Kikia tha se procedurat gjyqësore e mbajnë çështjen Beleri gjithmonë në alert.

“Automatikisht kjo ka prodhuar dhe argument për autoritetet greke, median greke që ta nxjerrin këtë histori përtej Shqipërisë, edhe përtej një lloj dualizmi Shqipëri-Greqi dhe ta çojnë në Parlamentin Europian.

Sikundër ndodhi me eurodeputetin e Demokracisë së Re, të shkojnë te pozicionimi i qeverisë greke për të marrë një vendim bllokues ndaj hapjes së kapitujve për negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Nuk besoj se dikush mund të japë verdiktin nëse është apo jo i drejtë vendimi për zvarritjen e procesit.

Nëse ka akuzë për korrupsion elektoral, kjo bazohet në disa dëshmi, nuk ka nevojë për prova të reja, duhet të ishte mbyllur.”, tha Kikia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Pinjollët politike nuk janë marrë prej dore nga prindërit"

Argita në krye të PD? Mentor Kikia ironizon fjalimin e vajzës së Berishës