Analisti Mentor Kikia tha në një studio televizive, se protestat për të cilat flasin deputetët apo anëtarët e Rithemelimit janë tkurrur në një qokë pasditeje tek shtëpia e kryetarit të PD-së.
Duke vijuar më tej, Kikia theksoi se kur dolën protestuan fermerët deputetët u mblodhën tek rrugica e Salës duke shtuar se kjo nuk është alternativë e besueshme politike.
“Ajo që ndodhi nuk ishte e papritur, ndërkohë që marrëveshja në Itali ishte në proces diskutimi, Gjykata Kushtetuese priti një verdikt.
Nëse do e kishte rrëzuar parlamenti italian marrëveshjen për emigrantët s’ është çudi që do e bënte dhe Gjykata Kushtetuese.
Kur u formalizua në Itali, gjykata jonë s’donte të merrte përsipër të ishte ajo barriera e kësaj historie.
Protesta për të cilën flasin jashtë parlamentit është tkurrur në qokë pasditeje tek shtëpia e kryetarit të PD-së. Si mund të rrëzohet një qeveri, apo si mund të vijë një parti në pushtet?
Rama mund të iki nga pushteti duke dhënë dorëheqjen, por që s’ka gjasa, duke vdekur dhe duke e mundur me votë. Si mund ta mundësh? Duke prodhuar një alternativë politike dhe qeverisëse të besueshme. A është alternativa thjesht mbledhja tek rrugica e Salës, për të shprehur një solidaritet me kryetarin e partisë dhe pas kësaj rutine çdo qytetar pyet: Ku është interesi im tek kjo rrugica?
Kur dolën protestuan fermerët deputetët u mblodhën tek rrugica e Salës.”, tha Kikia.