MENU
klinika

“Pse do e heqë Babua Baken?”

Analiza satirike e Agron Gjekmarkajt për ndryshimet në Qeveri

10.01.2024 - 14:13

Autoriteti i “Kronikes” edhe si agjenci e lajmeve të dorës së parë u konsolidua plotesisht. Ajo tha se Babo virani do bëje freskime në qeveri dhe fap ay pas dy ditesh i bëri.

Për këtë Babua meriton falenderime. Ai si lexues kryesor e besnik i saj mendon ti shpëtojë nderin dhe ryben ketij institucioni publicistik kaq të begatë e gjithëperfshires.

Brenda saj jeta parlamentare shfaqet me ngjyrat e veta gazmore e të vërteta.

Tashmë secili deputet është aksioner i pazëvendësueshëm. Salianji e beson kaq shumë këtë sa nuk është çudi të lype hise dreqaga. Ka dorë të rënde i uruari. Ne me zor qesim ca kothere e ndopak djathë me këtë punë.

Ne thamë që Babo do e heqë Margeritin. Me zemër te thyer e dhamë këtë lajm duke ditur sa do ti mungojë Ina Zhupes e sa e sa ne të tjerëve.

Tani vendin e saj e zë Gonxhja, shkrimtar, poet, historian, valltar, arkeolog, violinist , qëndistar, dhe piktor të cilit shëndeti i ka marrë për mbarë dhe do zërë dy metër kub vend.

Ca kohe kaq mire shpjegonte punët e makinave, jo vaj , jo filtra , jo gomina, jo grup timoni se dukej mekanik e xhenerik i pashoq.

Fati i Ogertes se Ciu dhe Tezja janë pa pretendime që të shkelqeje në anen e djathtë të qeverisë mes atyre desherve rrunakë si Gonxhja e Ulsia.

Mete qerratai duket ende si sheleg. Mërzia e ikjes se Margeritit të cilës Babo do ti gjeje një tjetër vend pëllumbash do jetë një lëngate e gjatë. Po na zu bela e madhe.

Na u turren miq e armiq nga e dinit ju, kush jua tha , kërkonin burimin me këmbëngulës se Spaku?!

Po pse do deftenim ne?! As nates se varrit. Vetem Jorushit të Tabakeve e cila ka nevoje ta thyeje ritmin e merzise me lajme safi , i treguam që haberret na i nis Babua vetë, që dynjaja të pergatitet e të mos zihet gafil. Ankthi është stili i tij i qeverisjes. U habit po nuk u gezua. Qeshi pa mirnjohje. Kjo qe më e pakta.

Gjurulldi e madhe tek stafi i Bakes. Dergata venë e vanë. Po pse do e heqe Babua Baken? Ai mire po sillet, as nuk e merzit, as i bën karshillek! Gezohet Babua? Gezohet i themi ne. Gezohet edhe ai thonë ata. Merzitet Babua? Merzitet i themi ne. Merzitet edhe ai thonë ata. Po qysh është puna, pse gjithe ky maraz? Po ja “Kronika” ka shkruar që Margeritin, Babua do e shpjerë në vend të Bakes. Gjysma e parë doli e vërtetë. Keni goje të ju të Kronikes të bëni gjëmem. Po jo more te bekuar , jo tani, e kishim në perspektive! Bejini selam Bakes se është xhanan burrë, i thoni që dimrat e tij do i hajë një e nga një aty butë, butë, rehat pastaj shohim e bëjmë. Babua e ka zemren e madhe dhe e ka qejf sevapin e rixhanë.

Sikur u qetësuan pak por jo krejt. Iknin duke kthyer koken pas. Na ra po kaq një tjeter brenge. Ditmari kishte bërë një artikllë, shyqyr nuk ja kishte nxjerre fundin me ato të gjatat, kesaj here i kishtë rënë më me avash. Ai e fillonte pak a shumë me idenë gjithkush të mendojë në kokë te vet. Ky lajm e zu Babon në Shengjin. Me urgjence thirri shtatmadhorinë Nikon, Klosin , Nasipin, Tonin dhe Çuçin , Tao nuk ishte, hallet e shqiptarve të Maqedonise e lypni andej. Si ju duket ju kjo? Gjithkush të mendojë në koken e tij? Ra një heshtje varri. E mori fjalen Nikua: kjo është poshtërsia më e madhe, ky është provokim, nese do mendonim ketu secili me të veten nuk do shkonim nga fitorja në fitore. Ulsia pasi u mendua gjatë si dibran i dha zgjidhje. Ne duhet mendim vetëm për ta tundur tonën për të miratuar atë ç’ka Babo thotë. Një si rreze drite i ra Çuçit dhe Tonit që situata u zgjidh. Babo nuk u shpreh. Nasipi pergezoi Ulsinë për atë qe e ndiente prej kohesh por pa forcen intelktuale per ta perkufizuar.

Kur vjen e keqja hapi deren. Lideri që kerkon persepktiven Gazi na thirri në revistë i pari. Na u germush po ju qenki zulleper, qenkeni haramsëzer, kolonë e pestë mes nesh. Mos e paçi hallall besimin tim as të Kryezevendes Liderit Muli që doren e poqem në zjall per ju ! Po pse more njeri i mirë i themi ç’paudhesi kemi bërë? Jeni bëri tellalli i regjimit me keto gjepura që shkruani ! I zbukuroni dhe me emra pompoz jo “kronika” jo “satira” te gjitha janë kode komunikimi me kreun e Meduzes.

U betuam ne jemi armiq të betuar, me sa zë kishim thirrem poshte regjimi, poshtë Babo keqbëresi po na shihte me perbuzje dhe nuk besonte. Do të mblidhemi per ju tani e tutje çdo publikim do kaloje para çensures. Më para tha do ti shyrtoje komisioni i i perbere nga zonja Kalaja, nga zonja Edhit dhe nga zonja Garo, qendresa e të pares, intuita politike e se dytes dhe ngohtesia e së tretes do ti temprojnë, redaktojnë dhe pastaj ato mund të behen gjyle per dushmanin.

Ky është urdher tha. Betohu ne po e do e shikosh nese kumbaret nderkombetare e detyrojne Babon të terhiqet nga arroganca dhe ta leshojë frerin e kushtetutes qindin do i punojmë me fjalime rrufe ne Kuvend ! Jo jo tha më parë ti kalojnë komisionit adapt dhe me pas lexojini. Kushedi ç’ na pret pas ketij falenderimi qe po e nisim me posten sekrete të Mamices. Ajo me shqisat e saj dallon te verteten nga helmi në çdo haberr, hilen nga rregulli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN