MENU
klinika

Nën akuzë për grup kriminal

Apeli i GJKKO lë në burg Erzen Breçanin dhe Dedan Gjonin

04.01.2024 - 11:41

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë sa i takon masës së sigurisë ndaj Dedan Gjonit Besmir Muratit, Bujar Ajetit dhe Erzen Breçanit të cilët do të vijojnë të qëndrojnë në arrest në burg.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 04.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 61 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim B.M., B.A., D.Gj. dhe E.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 128, datë 23.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 124, datë 17.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate;

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.”-thuhet në njoftim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kërkon të më vrasë me duart e të tjerëve!"

Artan Hoxha i përgjigjet ashpër sulmit të Berishës: I ka duart me gjak

Dosja hetimore e grupit të arrestuar me urdhër të SPAK

Breçani dhe banda e policëve, del në gjyq