MENU
klinika

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Apeli i GJKKO-së shtyn vendimin për Belerin

24.01.2024 - 13:53

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Apeli i GJKKO-së shtyn vendimin për Fredi Belerin.

Mësohet seanca e radhës për Belerin është vendosur të mbahet më 29 janar.

Në seancën e sotme avokatët e Belerit kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së vetme Daniela Shirka, me arsyetimin se trupa duhet të ishte me tre anëtare dhe jo me një.

Sot seanca u mbajt pasi, Beleri apeloi kërkesën e rrëzuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për të marrë lejen e posaçme.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi u kap në flagrancë duke blerë vota.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur do të zhvillohet seanca e radhës

Shtyhet shqyrtimi i ankimit të Fredi Belerit