MENU
klinika

Ja çfarë flitet!

Arbana dhe Eduarti së shpejti në Tv Klan?

25.01.2024 - 12:39

Arbana Osmani që prej përfundimit të “BBV2”, është shkëpur nga media. Këtë vit, programin që ajo gjithmonë e ka moderuar, tani i është besuar dikujt tjetër, Ledion Liços.

Sipas “Foli.al”, Arbana shumë shpejt do t’i rikthehet ekranit, por jo më atij të Top Channel, por në Tv Klan.

Arbana ka premtuar se do të ketë një rikthimin në ekran por nuk ka dhënë detaje se për çfarë programi bëhet fjalë e as për median tek e cila ajo do të punojë së fundmi.

Edhe Eduarti, bashkëshorti i Arbanës, ka premtuar një rikthim në ekran por asnjëri prej tyre nuk kanë dhënë detaje.

Ende asgjë nuk është e sigurt për kalimin e Arbanës dhe Eduartit në Tv Klan, por nëse e vërteta qëndron kështu, Arbana ka të njëjtin fat me Luana Vjollcën, pasi edhe kjo e fundit është larguar nga Top Channel në Tv Klan.

Luana jo më kot ka postuar para disa javësh shprehjen: Karma e ka merituar një gëzuar.

Përveç Luanës, dyshimet për një kalim të Arbanës në Tv Klan i ka shtuar edhe Alketa Vejsiu e cila në prag të Vitit të Ri, në një intervistë onlinë me ndjekësit, ndau një dëshirë të saj për një bashkëpunim me Arbanën, si dy vajza që janë bërë pjesë e medias që prej moshës 14-vjeçare.

A jenë të gjitha këto detaje një konfirmim që tashmë moderatorja Arbana Osmani po “bashkon forcat” me “TV Klan”? Mbetet ta shohim në vijim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prapaskenat e konfliktit mes Arbana Osmanit dhe Luana Vjollcës

“Big Brother VIP” molla e sherrit që i ktheu në armike