MENU
klinika

Gazetari: E zgjodhi vetë fundin e tij!

“Arrestimi i Berishës, më i bujshmi nga SPAK”

03.01.2024 - 18:04

Arrestimi i ish-kryeministrit Sali Berisha është më i bujshmi i bërë nga SPAK, sipas gazetarit dhe analistit Mentor Kika, edhe pse në vitin që lamë pas iu vunë prangat një sërë zyrtarëve.

Në një emision televiziv, Kikia tha se arrestimi i Berishës merr një konotacion tjetër dhe kontekst politik ku, siç theksoi ai, edhe opinioni politik është i ndarë nëse kemi të bëjmë me një veprim të drejtësisë kundër korrupsionit, apo një veprim në favor të mazhorancës.

“Rasti më i bujshëm është arrestimi i zotit Berisha, një politikan që e ka dominuar skenën politike shqiptare ashtu si kur ishte në pushtet edhe në opozitë. Edhe pse akuzat deri tani ndaj tij mund të mos krahasohen me disa ish-ministra, sërish zoti Berisha merr një tjetër konotacion dhe e gjithë historia ka marrë një kontekst politik dhe opinioni politik është i ndarë më dysh nëse kemi të bëjmë me një veprim të drejtësisë kundër korrupsionit, apo veprim të drejtësisë për të kryer një vepër politike në shërbim të mazhorancës”, tha Kikia.

Sipas tij, Berisha e “zgjodhi vetë fundin e tij”, teksa shtoi se në kushtet e tanishme, ish-kryeministri vetëm pengo PD-në që të ringrihet.

“Zoti Berisha e ka përmbyllur historinë e tij, fundin e zgjodhi vetë. Mund të kishte qenë ndryshe, por ai është sot në “arrest shtëpie” në pritje të një hetimi dhe përballje me drejtësinë. Ajo që mund të prodhojë sot Berisha është ta pengojë PD-në të ribëhet”, theksoi Kikia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Pinjollët politike nuk janë marrë prej dore nga prindërit"

Argita në krye të PD? Mentor Kikia ironizon fjalimin e vajzës së Berishës

"E ktheu në betejë personale ndaj Saliut"

Zgjedhjet/ Gazetari Kikia: Ambasadorja tejkaloi caqet diplomatike