MENU
klinika

Saga e vrasjeve të Sadikajt dhe Papës

Atentat në Tiranë, plagoset vëllai i Andrea Kalemit

13.01.2024 - 11:17

Plumbat e mbrëmjes së djeshme ndaj vëllait të Andrea Kalemit, Zamirit, i cili po mjekohet në spitalin e Traumës -dyshohet se kanë lidhje me sagën e vrasjeve të 2022

Më 11 qershor 2022, Aleksandër Sadikaj vritet në një shpërthim me telekomandë. 27 vjeçari ishte kushëriri i Kalemëve. Sadikaj po lëvizte me makinë në aksin e njohur si Sauk-TEG. Autorët dyshohet se kishin vënë një sasi të konsiderueshme prej 150 gramësh tritol të komanduar me telekomandë, në pjesën e përparme të makinës e cila është aktivizuar gjatë lëvizjes.

Në 16 dhjetor 2022, gjashtë muaj më pas vritet në Tiranë biznesmeni sarandiot Edmond Papa. Vrasja ishte hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për ekzekutimin e tij i arrestuar është shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është shoku tjetër Andrew Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.

Më 9 gusht 2023 Andrea Kalemi i shpëton atentatit në ishullin Pax të Greqisë, teksa kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij.

Më 14 dhjetor 2023 Andrea Kalemi plagoset me thikë në burgun “Koridhalos” në Greqi. Autori sipas mediave grekte kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian.

Më 8 janar 2024 Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dorëzon në gjykatë dosjen penale ndaj Andrew Bodes dhe Albano Velos. Prokuroria thotë se Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt i njohur si ‘Sanço’

Më 12 janar 2024 Tentohet të vritet vëllai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi. Nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt Smartit me të cilin po udhëtonte Zamir Kalemi. I riu mbeti i plagosur.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë