MENU
klinika

Çfarë pritet?

Athina kërkon F35 nga SHBA, Blinken vizitë zyrtare në Greqi

05.01.2024 - 11:14

Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken do të vizitojë Greqinë, gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme, i cili shkon në këtë rajon për herë të katërt, pas kthesës së re që mori lufta Izrael-Hamas.

Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Departamentit të shtetit Matthew Miller, përveç vizitave në Greqi dhe Turqi, Blinken do të vizitojë edhe Katarin, Jordaninë, Egjiptin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraelin dhe Bregun Perëndimor.

Përpara se të mbërrijë në Tel Aviv, kreu i diplomacisë amerikane do të kalojë nga Turqia drejt Greqisë dhe pritet të takohet në Chania të Kretës me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis si dhe ministrin e Jashtëm Georgios Gerapetritis.

Konkretisht, Blinken do të jetë në Chania pasditen e së shtunës, ku do të takohet me kryeministrin grek dhe ndër të tjera do të diskutohet edhe për çështjen e avionëve F35 që Athina kërkon të blejë nga SHBA.

Ndërsa siç theksojnë mediat greke, ministri i Jashtëm amerikan thuhet se do të takojë presidentin turk Erdogan për të biseduar çështjen e miratimit që duhet të japë Ankaraja për anëtarësimin e Suedisë në NATO, veprim që pritet prej muajsh dhe vonesa e të cilit ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në Uashington dhe një klimë të rëndë e reagime në Kongres.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi