MENU
klinika

Gjyqi në Hagë

Avokatët e Thaçit tërhiqen nga mbrojtja e tij, shkak mospagesa

30.01.2024 - 13:57

Avokatët Gregory Kehoe, Joe Reeder dhe anëtarët e tjerë të kompanisë “Greenberg Legal Associates”, kanë kërkuar t’u mundësohet tërheqja nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për arsye të mospagesës.

Zoti Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Associates Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe zotit Thaçi i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të tërhiqeshin nëse nuk do të përmbushej detyrimi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Derisa të caktohen avokatët e tjerë, të njëjtët avokatë deri në një periudhë 45 ditore do vazhdojnë punën e tyre.

Pagesat për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë është e obliguar ta bëjë Ministria e Drejtësisë në Kosovë.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!