Policia e Tiranës ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku u plagosën nga një skelë që u shemb nga një pallat dy persona, babë e bijë, teksa kalonin rrugën.
Policia bën me dije se të plagosurit shtetasit me iniciale H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe, ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Sakaq, në polici janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi me iniciale K. S., dhe punëtorët me iniciale N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.
Në pamje shihet se skela e shembur nga pallati në ndërtim ka qenë prej hekuri, ndërsa në rrugë edhe njolla gjaku.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.
Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.