MENU
klinika

“Ndarja e ka bërë jofunksionale PD-në”

Bardhi për Zërin e Amerikës: Po vlerësojmë çdo mundësi për bashkim

31.01.2024 - 19:47

Kreu i Grupit Parlamentar në PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se ndarja e ka bërë jofunksionale partinë më të madhe opozitare, ndërsa theksoi se po shqyrtohet çdo mundësi për bashkim.

“Sigurisht që PD ka qenë e ndarë këto dy vite dhe kemi kuptuar se e ka dobësuar dhe e ka bërë jofunksionale, dhe po vlerësojmë çdo mundësi për të patur një bashkim. Një projekt të përbashkët politik dhe një projekt të përbashkët kundër Edi Ramës”, tha ai.

Bardhi u pyet në lidhje me njohjen e Berishës si kryetar të PD-së dhe në përgjigje tha: “Ka zero rëndësi fakti se kush njeh kë në PD përsa kohë çështja e legjitimitet ndodhet në gjykatë. Sa të merremi me historinë e njohjeve duhet të fokusohemi tek ajo që ka nevojë Shqipëria. Ka nevojë për një PD dhe një opozitë që prezanton një alternative për t’u bërë e besueshme. Janë të gjitha mundësi nëse kapërcehet interesi personal.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN