MENU
klinika

Bllokuan Komisionin e Reformës Zgjedhore

Bardhi: Rama nuk mund t’i hedhi hi syve të shqiptarëve

19.01.2024 - 13:10

Ka dështuar mbledhja e parë e Komisionit të Reformës Zgjedhore e rithirrur pas dy vitesh mungesë.

Deputetët e grupit të Bardhit dhe Berishës u ulën në vendet e anëtarëve duke mos lejuar një zhvillim normal të mbledhjes ndërsa deputetët socialistë u larguan nga ambienti ku do të mbahej Komisioni i Reformës Zgjedhore.

Bashkëkryetari socialist i këtij komisioni, Damian Gjiknuri është shprehur se këto janë akte vandale, teksa ka shtuar se të gjendet një mënyrë për të vijuar Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi tha se është Edi Rama ai që po bllokon Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se kjo ishte një farsë e radhës nga socialistët dhe nga ata me mandat opozitar që bëjnë sikur kanë ndërmend të bëjnë Reformën Zgjedhore.

“Ishte premtuar një akt tjetër i farsës mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre me mandat opozitar për të bërë sikur kanë ndërmend të bëjnë reformë Zgjedhore. Qëllimi ishte tu hidhnin hi syve qytetarëve shqiptare. Nuk kanë asnjë produkte. Sot opozita nuk ka bllokuar komisionin e Reformës Zgjedhore por është mazhoranca që ka bllokuar pjesëmarrjen e opozitës në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Edi Rama nuk dëshiron përfaqësuesit e opozitës për Reformën Zgjedhore. Opozita dëshiron të marrë pjesë në Komisionin për Reformën Zgjedhore por nuk po lejohet. Po mbahet peng e bllokuar nga vullneti i Edi Ramës. Janë rreth 50 deputetë të opozitës që kanë humbur besimin te Reforma Zgjedhore. Sa kohë kanë humbur besimin e më shumë se 2/3 të deputetëve të opozitës. Është qesharake që vazhdojnë të sillen sikur e kanë besimin tonë. Ja kemi dhënë i kemi mbështetur për dy vite ta çojmë para Reformën Zgjedhore por e kanë bllokuar punën për Reformën Zgjedhore”, u shpreh Bardhi.