MENU
klinika

Situata në PD

“Basha i ka humbur 10 vite demokratëve”, Spaho: Punoi për interesat personale

20.01.2024 - 13:57

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho tha se Lulzim Basha është përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhet sot PD.

Sipas Spahos, Basha i ka humbur 10 vjet demokratëve duke punuar për interesat e tij personale.

“E kam thënë që më mirë bëjmë marrëveshje me Ramën se me Bashën se më mirë se të bëjmë marrëveshje me kopjen bëjmë me origjinalin. Është njëri që as nuk skuqet as nuk zverdhet, i pafytyrë, batakçi politik, një fatkeqësi e madhe për PD, i ka humbur më shumë se 10 vjet të përpjekjeve të elektoratit dhe anëtarësisë së PD dhe vetëm për interesa personale për të bërë para”, u shpreh Spaho pwr “Euronews Albania”.