Bashkëshortja e aktorit të njohur të humorit Evis Pupa, Belina gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi ka zbuluar më shumë rreth martesës së saj 13-vjeçare me artistin.
Ajo tregoi se “çelësi” i marrëdhënies së tyre të shëndetshme është pikërisht komunikimi që ata kanë me njëri-tjetrin, pasi sipas saj secili ka nevojë për hapësirat e veta.
“Gjithmonë e kam pasur dëshirë ta nis ditën në ekran dhe të them ‘Good morning Albania’. Nëse nuk e nisim ditën pozitivisht bëhemi si sinonimet tona negative dhe nuk e ngrejmë kokën kurrë.
Po jam bashkëshortja e Elvis Pupës, kështu më ka ngel prej 13 vitesh dhe besoj ta vazhdojmë edhe më tutje. Jam mësuar tani dhe tani nëse nuk mund të shkëputem nga kjo që t’i them njerëzve që unë nuk jam vetëm nusja e Visit, kam një profesion dhe kam më shumë se kaq.
Përveç humorit dhe personit sarkastik që ai është, mendoj se ajo çfarë e mban një marrëdhënie të suksesshme është komunikimi, sa më haptazi të flasim me partnerin, sa më shumë të flasim me njëri-tjetrin dhe t’ japim një hapësirë të shëndetshme që dita të vazhdojë e lirë.
Pavarësisht se jemi në një marrëdhënie secili ka nevojë për hapësirat e veta dhe për suportin social që ne të vazhdojmë të rritemi dhe të vazhdojmë përpara që kemi diçka me i dhënë njëri-tjetrit, gjithashtu edhe punës, gjithashtu edhe rrjetit social ku ne ndodhemi dhe për këtë mundohemi çdo ditë”, u shpreh bashkëshortja e aktorit.