MENU
klinika

Tensionet mes dy vendeve

BE ia bën të qartë Kosovës: Rruga evropiane varet nga dialogu

25.01.2024 - 13:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi që procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian të ndahet nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Lidhur më këtë kërkesë të Kurtit, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë të ditur se procesi integrues i Kosovës lidhet drejtpërdrejt me procesin e dialogut.

“Politika e BE-së ka qenë e qartë me vite. Rruga evropiane për Kosovën dhe Serbinë, lëvizë nëpërmjet dialogut të normalizimit. Pa normalizim nuk ka aderim në BE. Nga parimet themelore të aderimit në BE, jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por të gjithë, për vendet që janë anëtare tash, për Kroacinë dhe Slloveninë më parë, për Hungarinë dhe Sllovakinë më parë, parimi themelor është pajtimi, marrëdhëniet e mira fqinjësore, dhe zgjidhja e të gjitha problemeve nga e kaluara, që mos t’i sjellim në BE”, ka thënë Stano për Tëvë 1. Stano thotë se Bashkimi Evropian është zhgënjyer më Kosovën që ka dështuar të dorëzoi një draft për asociacionin, prandaj ai është përgatitur nga BE. Por sipas tij, asociacioni nuk nënkupton asnjë formë autonomie për pjesën veriore të Kosovës.

“E kemi thënë për shumë kohë është që Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim ligjor i Kosovës, obligim të cilin vet Kosova e ka pranuar. Bashkimi Evropian bashkë me SHBA-të, thonë që ky është prioritet dhe duhet të realizohet sipas obligimit që ka Kosova. Statuti, drafti i fundit, është bërë nga Bashkimi Evropian, pas dështimit të Kosovës të sjellë draftin, të kryejë obligimin nga ana e tyre. Përkundër thirrjeve të shumta nga BE-ja dhe SHBA-ja, në nivelin më të lartë. Drafti është përgatitur nga ne, duke respektuar vijat e kuqe të Kosovës, me pjesëmarrjen aktive të ekspertëve më të njohur ligjorë ndërkombëtarë, duke marrë parasysh modelet më efektive të asociacioneve të ngjashme brenda BE-së. Janë mbi 20 modele në BE që funksionojnë pa krijuar frikë për autonomi, a ndarje”, ka thënë ai. Stano ka folur edhe për masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat sipas BE-së do mbesin në fuqi për shkak se Kosova nuk ka përmbushur të gjitha kërkesat.

“Masat nuk janë shpikur ashtu. Masat kanë qenë reagim nga BE-ja dhe 27 vendet anëtare të saj ndaj një numri të hapave kundër-produktivë nga pala kosovare që shpien deri te një përshkallëzim serioz i situatës. BE-ja ka bërë kërkesa specifike ndaj Kosovës për depërshkallëzim. Dhe ata hapa, ato veprime kanë qenë shumë të qarta dhe shumë herë të përsëritura për palën kosovare. Këto masa që janë vendosur në mungesë të progresit, apo depërshkallëzimit. Ato mund të largohen, të hiqen në çdo moment kur vendet anëtare dhe Bashkimi Evropian thonë ‘po, mjaft është bërë’. Por fatkeqësisht nuk është bërë gjithçka, nuk është bërë mjaft. Ka pasur disa gjëra e veprime të bëra, por Kosova duhet të përmbushë në tërësi ato kërkesa”, shprehet ai. Mes tjerash, Peter Stano, bëri të ditur se janë duke punuar për një takim te nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, por që akoma nuk e kanë një datë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zv.kryeministri i Kosovës mohon kategorikisht

“S’ka tema tjera me Serbinë përveç njohjes reciproke”

Deklarata e zëdhënësit të BE-së

“Kosova e ka obligim ta zbatojë Asociacionin”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!