MENU
klinika

Ja kur do të mbahet seanca e radhës

Berisha kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shtyn vendimin

24.01.2024 - 12:53

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të shpallë te enjten (25 janar) vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili përmes avokatëve të tij ka ankimuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Seanca e radhës do të mbahet në orën 09.00.

Kujtojmë se një ditë më parë, ish kryeministri Sali Berisha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje për çështjen e privatizimit të ish Klubit sportiv Partizani .

Kjo ishte hera e parë që ai paraqitej te prokurorët e çështjes që kur në tetor të vitit të kaluar u mor nën hetim.

Ndaj Berisha nuk është ngritur akuzë. Ai dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin u ndërtuan një grup pallatesh.

Duke shfrytëzuar pozitën e tij si kryeministër, sipas hetimit, ai dyshohet të ketë miratuar ligje dhe akte nënligjore duke i përshtatur sipas nevojave të ish pronarëve, dhe se përmes kontrolleve administrative është ushtruar presion ndaj strukturave shtetërore që të përshpejtonin procedurat si dhe vënien e këtyre strukturave në dispozicion të Malltezi për realizimin e privatizimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prej rreth një muaji në ‘arrest shtëpie’

Shqyrtohet ankimimi i Berishës për masën e sigurisë