MENU
klinika

"I robëruar në katin e tetë"

Berisha në “arrest shtëpie”, ironizon Vangjeli: Shpresoj që SPAK t’i japë lejë të zbresë poshtë pallatit

25.01.2024 - 21:36

Analisti Lorenc Vagjeli tha se ish-kryeministri Sali Berisha e shpiku vetë kalvarin e përplasjes me drejtësinë.

Në një intervistë për “Report Tv”, Vangjeli ka ironizuar duke u shprehur se do të shpresonte që drejtësia, ta zbriste poshtë pallatit dhe jo ta robëronte në sallonin e zonjës Liri në katin e katërt ose të 8 të apartamentit të tij vetjak.

“Mund të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, mund ta ezaurojë të njëjtën çështje dhe të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, madje mund të shkojë edhe në Strasburg. Ky është një kalavar që e shpiku vetë Sali Berisha, përballë egos së tij imazhit të tij që mendonte se do të cënohej si një njeri që do të ulë kokën njëlloj si Çeço nën biçakun e SPAKU-t, që të pranonte masën e parë, nuk pranoi dhe në mënyrë automatike hyri në fuqi masa e dytë. Unë do të shpresoja shumë që një lexim normal në mënyrën më normale edhe të qetë të kodit të procedurës penale, do t’i jepte lirinë Berishës të zbriste poshtë dhe jo ta robëronte në sallonin e zonjës Liri në katin e katërt ose të 8 të apartamentit të tij vetjak. Egoizmi i Berishës nuk ka kufij tarracën e banesës së tij por diçka dy gishtë poshtë qiellit”, tha Vangjeli.