MENU
klinika

"Beteja pa kthim vazhdon!"

Berisha niset drejt SPAK

23.01.2024 - 11:06

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga banesë dhe është nisur drejt SPAK i shoqëruar me patrullë policie.

Pak para nisjes, Berisha ka folur për gazetarët, ku është shprehur vetëm duke thënë “beteja vazhdon’.

“Beteja vazhdon. Beteja pa kthim vazhdon”, deklaroi Berisha, ndërsa u largua me makinën e tij që shoqërohej nga një patrullë policie.

berisha

Kjo është hera e parë që Berisha i përgjigjet thirrjes së SPAK për t’u marrë në pyetje, ndërsa në të gjitha rastet e tjera nuk është paraqitur me argumentin se procedura e ndjekur ndaj tij ishte në kundërshtim me Kushtetutën.

Kujtojmë se, GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës më 30 dhjetor 2023.

Sipas vendimit të gjykatës, Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre “që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.