MENU
klinika

"Rrezik nga ndryshimet klimaterike"

BERZH: Ekonomia shqiptare, më e stabilizuara në rajon

29.01.2024 - 17:56

Në raportin e saj të përvitshëm të tranzicionit BERZH cilësoi se ekonomia shqiptare është ndër më rezistentet në rajon dhe se do të vijojë rritjen ekonomike edhe vitin e ardhshëm në nivelin 3.3%.

Faktor kryesor për këtë është turizmi. Ndërkohë u vlerësua dhe puna që qeveria ka bërë në kuadrin rregullator për burimet e rinovueshme ku BERZH është një kontribuues kryesor

“Pyetja më e rëndësishme që ne shtrojmë në këtë raport është si rritja ekonomike mund të përafrojë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me ato të BE. Ne kemi bërë disa llogaritje të reja dhe ajo çfarë shohim është se në skenarin optimist ekonomia e Shqipërisë mund t’i afrohet atyre të Europës në dy dekada, nëse rritja mesatare është 3-4%. Kjo është relativisht një kohë e gjatë, prandaj duhet që rritja ekonomike të jetë më e lartë, në nivelet 5-6%. Për këtë ne mendojmë se tre janë mënyrat: qeverisje më e mirë, ekonomi më e integruar dhe e hapur, si dhe tranzicioni drejt ekonomisë së gjelbër”, tha Peter Tabak, ekonomist i lartë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, BERZH.

Ndërkohë guvernatori i Bankës së Shqipërisë theksoi se institucioni që drejton do të ketë fokus kryesor tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër

“Së shpejti do të publikojmë një udhëzues për bankat e nivelit të dytë që të marrin si faktor risku edhe dëmin ndaj mjedisit, por edhe përputhshmërinë e projekteve me synimet e tranzicionit të gjelbër”, tha Sejko.

Në raportin e saj BERZH ka vlerësuar se qeveria duhet të ketë në fokus të punës uljes e treguesit të varfërisë, i cili në mënyrë kokëfortë është ndër më të lartit në rajon, pavarësisht rritjes ekonomike të vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Afro 30 mld euro në 20 vjet

Dossier/ Tregu i aksioneve që pret Bursën

Rritja e kompanive më të mëdha në vend

200 VIP-at e vitit 2021!