MENU
klinika

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit

Bie në pranga 46-vjeçari në Vaun e Dejës

03.01.2024 - 11:43

Një 46-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Vun e Dejës pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur.

Policia bënë dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.Sh., banues në fshatin Stajkë.

Njoftimi i policisë:

DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë arrestuar shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. L., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.