MENU
klinika

"Pritet që dy ditët në vazhdim…"

Borë në qarkun e Korçës, situata në akset rrugore

09.01.2024 - 11:55

Vijojnë reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Sipas informacioneve në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë trashësia ka shkuar 10 cm.

Reshje dëbore në formë llohe(me shi) ka pasur në aksin nacional Korçë-Ersekë më konkretisht në Qafën e Qarrit por që nuk janë shënuar probleme.

Kontraktorët ndodhen në terren.

3 borëpastruese ndodhen në Dardhë, 2 në Voskopojë dhe 3 në Qafën e Qarrit.

Pjesa tjetër ndodhen të shpërndara në gjithë qarkun e Korçës dhe janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë të krijuar nga moti.

Temperaturat gjatë natës kanë qenë të ulëta e pritet që edhe dy ditët në vazhdim të jenë të tilla ndaj drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në segmente me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë e të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Mjetet borëpastruese do të vijojnë punën pa ndërprerje në çdo aks të qarkut tonë, për të siguruar që ato të jenë të kriposura e pastruara nga dëbora, për të garantuar qarkullim pa probleme.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit