MENU
klinika

"Pse nuk e çuam në psikiatri!"

“Burgosi” familjen, flet babai i Jetnor Zhabolit: Kamerat i vendosëm bashkërisht

30.01.2024 - 11:26

Jetnor Zhaboli u raportua se kishte “ngujuar” nënën, gruan dhe fëmijët e tij të mitur brenda shtëpisë. Ai madje kishte vendosur edhe kamera për t’i monitoruar gjatë gjithë kohës nëse dalin jashtë.

Babai i Jetnor Zhabolit, Muharrem Zhaboli u shpreh gjatë një interviste, se kamerat u vendosën në mirëkuptim me familjen dhe me gruan.

Intervista:

Muharrem Zhaboli: E kanë bërë bashkëbisedë, për ta siguruar shtëpinë se ne ikim andej. Vendosim disa kamera, se po na hapin derën e po na bëjnë ndonjë gjë, për siguri. Edhe vendosëm bashkërisht.

Gazetarja: Pra, ju po thoni që ka qenë edhe bashkëshortja dakord për vendosjen e kamerave?

Muharrem Zhaboli: Shumë dakord ka qenë.

Gazetarja: Po si është e mundur që në polici bashkëshortja, kur është pyetur, ka thënë që “unë kam qenë e izoluar” dhe ka pasur dhe dy letra që ka tentuar të vrasë veten. Si është puna e letrave?

Muharrem Zhaboli: Për letrat e kam pyetur unë, unë nuk di asgjë fare për letrat, por ajo ka qenë e rënduar psikologjikisht. E donte shumë. Edhe ai ishte i ngarkuar psikologjikisht.

Babai i Jetnor Zhabolit gjithashtu tregoi se djali kishte nevojë për një vizitë tek psikiatri, por nuk morën asnjë mjek, pasi nuk donin ta përkeqësonin gjendjen e tij apo ta acaronin më tepër.

Gazetarja: Ju mendoni që ai kishte nevojë për një vizitë psikiatrike?

Muharrem Zhaboli: Unë mendoj që ai kishte nevojë. Të tre ne e mendojmë këtë punë, bashkë edhe me prindërit e asaj, e nuses.

Gazetarja: I kishit konsultuar me krushqit?

Muharrem Zhaboli: Ishim konsultuar.

Gazetarja: Po pse nuk morët asnjë hap për shembull, nuk ju shkoi në mendje që mund të merrnit një mjek, të merrnit policinë, të merrnit ambulancën?

Muharrem Zhaboli: Po s’e bënim dot atë se thamë ne mos ta acaronim më shumë, e bëjmë më keq. Kështu mendojmë ne tani, se nuk e dimë gjë ne. Ka qenë problem i një viti, një vit e gjysmë se ky ka ardhur duke u rënduar.

Gazetarja: Ka ardhur duke u rënduar në këtë një vit?

Muharrem Zhaboli: Po, ka ardhur duke u rënduar. Realisht duke u rënduar, por gjithmonë ne ecnim me atë mendimin që ky do të reflektojë.

Gazetarja: Vajza ka shkuar çdo ditë në shkollë?

Muharrem Zhaboli: Çdo ditë, përveç të premtes.

Gazetarja: Po sot kush e çoi vajzën në shkollë?

Muharrem Zhaboli: Po këtë pra po them unë…

Gazetarja: Nusja e ka çuar vetë?

Muharrem Zhaboli: Nusja vetë me makinë, gruaja ime me të.

Gazetarja: Nusja është në shtëpinë tuaj apo është në Roskovec tek prindërit e vet?

Muharrem Zhaboli: Këtu tek shtëpia ime. Shko e shihe, ose si të duash. Është gruaja ime, bashkëshortja e djalit edhe dy fëmijët, i ke aty.

Gazetarja: A kishte skena xhelozie me gruan?

Muharrem Zhaboli: Absolutisht jo.

Ai shton se djali i tij prej më shumë se një viti kishte shfaqur shqetësime psikologjike, pasi i dukej sikur dëgjonte zhurma. Sipas tij, kjo gjendje e tij erdhi pasi kaloi dy herë Covid-in.

Muharrem Zhaboli: Çështja e monitorimit ka këtë shpjegim që ai vetë dëgjonte zhurma në shtëpi. I bëhej sikur dëgjonte zhurma, a kupton? Sikur përgjohej, sikur kishte zhurma…Ngrihej natën jerm ose rrinte zinte gjumi tullë nuk dëgjohej fare, pra kishte ca reflekse të anës psikologjike. Këto, unë si prind dhe bashkëshortja ime i kemi vënë re pasi ata njëherë u shtruan të dy, sëmurë te Infektivi, me temperaturë, ftohje. Me një dhomë të dy. Pastaj ky kalu dy herë Covid-in, në gjendje të rëndë. Pastaj kur ka bërë vaksinën, ka filluar të humbë diçka, reflekset…

-A ishte vizituar ndonjëherë për këto zhurmat?

Muharrem Zhaboli: Jo! I vinin nga jashtë. Ky pastaj, pas ca kohësh i kërkoi policisë që të kontrollonte me aparate, mos ka ndonjë pajisje, mos ka ndonjë zhurmues. Mos ka ndonjë gjë…Kontrolluan, jo…

Kujtojmë se Jetnor Zhaboli u arrestua më 26 Janar pasi kishte mbajtur të izoluar brenda banesës nënën, gruan dhe vajzën e tij të mitur. Siç u raportua më herët, ai kishte vënë kamera monitoruese në çdo cep të shtëpisë. Ka dyshime që Zhaboli të ketë probleme të shëndetit mendor, por do të jetë ekspertiza që do të bëhet në vijim që do ta përcaktojë.

Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë