Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për situatën brenda Partisë Demokratike.
Ai u ndal te çështja e vulës dhe logos, ku u shpreh se ligjërisht i takon grupit të deputetëve të ‘Rithemelimit’.
Ligjërisht vula dhe logoja na takon ne. PD është një parti, ashtu e njeh edhe gjykata. Vendimet e 11 dhjetorit sot janë në fuqi, pasi i njeh Shkalla e Parë., Gjykata e Lartë ka marrë një vendim që është turpëruese për Apelin.
Kërkesa jonë kryesore ka qenë ‘rrëzoni kërkesën që në fillim, pasi Alibeaj nuk është palë në proces’. Në fuqi është vendimi i 11 dhjetorit. Në këtë aspekt, kush do të ka një vendim gjykate.
Në 22 vitet e fundit di një gjë, është bërë një Reformë Zgjedhore e vitit 2000 që ka qenë katastrofike. PS vendosi që çështjet e mëdha t’i bënte pa pyetur PD-në dhe PS e miratoi vetë me votat e veta.