MENU
klinika

Po bën namin në TikTok

Ç’duhet të dish për trendin “mob wife winter”?

17.01.2024 - 10:20

Nëse në vitin 2023 ke bërë makeup-in dhe stilin e jetesës së një “clean girl”, viti 2024, do të bëjë një rrotullim 180 gradë, për të të treguar se tendencat në vijim do të jenë ato të një “mob wife winter”. TikTok-u po sjell në vëmendje makeup-in, modelet e flokëve të grave të kinemasë, thonjtë *ekstra* dhe në fakt, s’ankohemi dot.

Ç’duhet të dish për trendin “mob wife winter”

Mob wife – Një grua që është e martuar me një mafioz dhe ajo e kritikon atë sikur është moralisht superiore, ndërsa gëzon të gjithë sigurinë dhe paratë që ai i ofron.

Ç’duhet të dish për trendin “mob wife winter”

Për të pasur një ide se ç’është tendenca “mob wife winter” mjafton të rikujtosh Elvira Hancock në filmin “Scarface”; Karen Hill te “Goodfellas”, ose Rosalyn Rosenfeld tek “American Hustle”. Ç’kishin ato të përbashkët? Flokët e tyre ishin voluminozë dhe të krehura kaq bukur. Më pas, trendi vijon me sytë smokey, me buzë të kuqe (frymëzuar nga vampirët) dhe thonj që bien direkt në sy.

Ç’duhet të dish për trendin “mob wife winter”

Për t’u dukur si një ‘mob wife’ e vërtetë, të duhen syze, bizhuteri të mëdha, pellusha me ose pa printe kafshësh. Aksesori më i rëndësishëm? Sjellja jote! Një mob wife është një boss wife, e pashqetësuar, ka gjithnjë një punë për të bërë, njerëz për të takuar,  vendos kufij dhe nuk toleron asgjë që e cenon atë.

Ç’duhet të dish për trendin “mob wife winter”

Me pak fjalë, ‘mob wife winter’ nuk është thjesht një tendencë, është mendësia për të gjithë vitin!

Veprimi i fundit i influenceres konfirmon gjithçka

Sara dhe Ledri rikthehen bashkë!

Kush ia ka fituar zemrën aktores?

Egla Ceno rezulton e martuar në gjendjen civile

“Është shumë i bukur, kam frikë se ma marrin”

Anxhela Peristeri zbulon detaje nga lidhja me partnerin misterioz