MENU
klinika

Ja pse po përqafohet nga shumë vajza

Ç’është tendenca ‘quiet outdoor’ që do të dominojë stilin në 2024

05.01.2024 - 07:42

Pas “quiet luxury”, një tendencë që u “përqafua” nga shumë vajza, të njohura ose jo, ku detajet e veçanta nuk bërtasin, por qëndrojnë stoike në tërësinë e stilit të zgjedhur, tani ka ardhur koha e një tjetër trendi, sipas Bussiness of Fashion (BOF).

Sipas kësaj platforme analitike që ka në fokus shumë nga prurjet e reja të shtëpive më të mëdha të modës, këtë vit është momenti i “quiet outdoor”: gjithçka me vëllime bujare (jo ekstreme), nga xhaketat te xhupat, pantallonat me xhepa të mëdha, zinxhirë, çanta shpine, pra e thënë ndryshe një stil që ka kryefjalë prakticitetin, mbi estetikën.

Ç’është tendenca ‘quiet outdoor’ që do

Veshjet e kësaj tendence kanë një kod të ngjashëm me stilin e veshjeve kur bëni ski, vrap në natyrë, ecje, ngjitje në mal etj. Këtë lloj trendi do e shohim kudo në metropolet e botës këtë vit, çka duket se do të risjellë në qendrat urbane stilin sportiv, praktik, të ngjashëm me ato të aktiviteteve në natyrë.

Ç’është tendenca ‘quiet outdoor’ që do
Në praktikë kjo do të thotë se do të shihni gjithnjë e më shumë këpucë me gomë të trashë dhe rripa, ideale nga ato që përdoren për udhëtime të gjata, pantallona najloni të papërshkueshëm nga uji dhe gjithnjë e më shumë xhaketa të fryra në ngjyrë neoni të moderuara.

Kjo tendencë shihet si një alkimi mes stilit dhe prakticitetit që në 2024-ën do të jetë një mikro trend në TikTok. Kjo qasje duket se do të orientojë edhe markat e njohura dhe shtëpitë e famshme të modës drejt koleksioneve që nuk janë vetëm të orientuara nga stili dhe moda, por edhe prakticiteti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dikur konsideroheshin të shëmtuara, sot janë trend

8 super kombinime me çorapet deri poshtë gjurit