MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është dhimbja e kokës “Cluster”?

27.01.2024 - 13:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Çfarë është dhimbja e kokës “Cluster”?

Mjeku: Është një çrregullim neurologjik i karakterizuar nga dhimbje koke të përsëritura në periudha të gjata kohore dhe shumë të forta, kryesisht në njërën anë të kokës. Ato shpesh ndodhin në pranverë ose në vjeshtë, prandaj disa njerëz i ngatërrojnë me dhimbjet e kokës nga alergjitë. Simptomat përfshijnë:
dhimbje rreth njërit sy ose njërës anë të ballit.
dhimbja e cila bëhet më e fortë pas 5-10 minutash dhe mund të zgjasë 30-60 minuta.
dhimbjet më të forta mund të zgjasin deri në 3 orë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.