MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë të ha që të mos bllokohen arteriet?

01.01.2024 - 10:51

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Çfarë të ha që të mos bllokohen arteriet?

Mjeku: Boronicat e kuqe: Boronicat e kuqe njihen për uljen e niveleve të kolesterolit të keq brenda trupit. Veç kësaj, ato janë të pasura me antioksidues që promovojnë shëndetin e mirë të përgjithshëm.

Çaji jeshil: Çaji i gjelbër përdoret gjerësisht për rënien në peshë. Ai pengon gjithashtu absorbimin e përqindjes së kolesterolit kur tretni ushqimin.

Pini të paktën dy gota çaj të gjelbër në ditë dhe do të keni arterie më të pastra brenda pak javësh.

Avokado: Avokado është ushqimi që duhet ta përfshini në dietën tuaj, jo vetëm për shkak se është i mirë për lëkurën, por edhe për shëndetin e zemrës.

Shpargu (asparag): Përveçse i pastron arteriet, shpargu ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Në fakt, shpargu cilësohet si ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës.

Manaferrat: Gjithashtu dhe boronicat, luleshtrydhet, mjedrat janë të pasura me një sërë përfitimesh shëndetësore duke përfshirë aftësinë për të reduktuar inflamacionin për të përmirësuar shëndetin e zemrës.

Peshku: Është i  pasur me lëndë ushqyese, duke përfshirë yndyrnat omega-3. Ngrënia e peshkut të pasur me omega-3 mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të aterosklerozës. Studimet tregojnë se omega-3 ndihmojnë në reduktimin e shprehjes së molekulave të ngjitjes qelizore, të cilat janë proteina që lejojnë qelizat të ngjiten me njëra-tjetrën dhe me mjedisin e tyre.

Domatet: Përmbajnë komponime bimore që mund të jenë veçanërisht të dobishme për reduktimin e zhvillimit të aterosklerozës. Përshembull, domatet përmbajnë pigmentin karotenoid likopen, i cili ka përfitime mbresëlënëse shëndetësore.

Studimet tregojnë se konsumimi i produkteve të domates të pasura me likopen mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit, rritjen e kolesterolit HDL (të mirë) dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Arrat: Janë burime të shkëlqyera të proteinave, fibrave, yndyrave të shëndetshme, vitaminave dhe mineraleve. Për më tepër, arrat mund të ndihmojnë në parandalimin e bllokimit të arterieve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.