MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cila është mosha më e prirur për t’u rrezikuar nga helmimet?

01.01.2024 - 10:49

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cila është mosha më e prirur për t’u rrezikuar nga helmimet?

Mjeku: Mosha më e prekur është 1-5 vjeç, periudhë kjo në të cilën fëmija, ende i pandërgjegjësuar për rrezikun, merr dhe fut në gojë sende, lëngje etj., të cilat i gjen rastësisht. Në moshat 6-10 vjeç helmimet e rastësishme janë mjaft të rralla, ndodhin zakonisht në kolektiva fëmijësh, ndërsa në adoleshencë vend të rëndësishëm zënë orvatjet për vetëvrasje dhe shpërdorimet e alkoolit, drogës etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.